Gjykata e qytetit brazilian Sao Paulo urdhëroi shërbimin e Internetit YouTube që në një afat dhjetëditor të fshijë filmin "Pafajësia e myslimanëve".

Nëse vendimi i gjykatës nuk do të plotësohet, atëherë për çdo ditë vonesë Google në Brazil do të ngarkohet me një gjobë prej 10.000 reais (5.000 $).

Gjykatësi mori vendimin mbi bazën e ankesave të paraqitura nga Bashkimi brazilian Kombëtar i Organizatave islamike. Në padi theksohej se filmi shkel kushtetutën braziliane, sepse "shkel të drejtën e lirisë së fesë".

0Gjykata e SHBA hodhi poshtë padinë për të hequr "Pafajësinë e myslimanëve" nga YouTube.