Aktorja dhe e Dërguara e Posaçme e Komisionerit të Lartë të OKB për refugjatët Angelina Jolie gjatë vizitës së fundmi në Turqi diskutoi fshehurazi me mjekët në Ankara për çështjen e transplantit të mëlçisë, shkroi të martën, e përditshmja turke Posta.

Pasi vizitoi kampet për refugjatët sirianë aktorja më 14 shtator vizitoi Ankaranë, ku u takua me Presidentin e vendit dhe disa ministra. Megjithatë, sipas të dhënave publikimit, në kryeqytetin turk Angelina Jolie realizoi një takim tjetër rë rëndësishëm, i cili nuk u përmend në lajme.

0Angelina Jolie, siç njoftohet me bindje, vuan nga sëmundje të mëlçisë të shkaktuara nga hepatiti C. Në Ankara ajo u takua fshehurazi me kirurgun e famshëm turk që merret me transplantim organesh Yaman Tokat, i cili dha përfundimin mbi nevojën për një transplantim.