Prokuroria e Turqisë filloi përgatitjet për zhvarrosjen e trupit të Presidentit të tetë të Turqisë Turgut Ozal.

Turgut Ozal vdiq në vitin 1993 nga infarkti i zemrës. Megjithatë, sipas një versioni, që ende nuk ka marrë konfirmim zyrtar, Turgut Ozal mund të jetë helmuar me arsenik. Autoritetet do të zhvarrosin trupin e tij për të përcaktuar shkakun e vdekjes së politikanit. Familja e tij është kundër zhvarrosjes për arsye fetare.

0Turgut Ozal, një mbështetës i ekonomisë së tregut të lirë, ndërmorri një sërë reformash, të cilat e shndërruan Turqinë në një nga fuqitë kryesore rajonale.