Shkencëtarët gjetën një mënyrë të besueshme, falë së cilës meshkujt mund të zgjasin jetën e tyre. Studiuesit koreanë gjetën se eunukët jetonin shumë më gjatë se sa meshkujt e tjerë.

0Sipas studimeve, hormonet mashkullor janë përgjegjëse për reduktimin e jetëgjatësisë së meshkujve për shkak të ndikimeve të tyre negative mbi funksionimin e sistemeve imunitare dhe kardiovaskulare. Kjo u arrit të konfirmohej pas një studimi të kujdesshëm gjenealogjik të anëtarëve të Pallatit Perandorak korean të dinastisë Joseon. Shkencëtarët nga Universiteti Incheon gjetën se eunukët jetonin 14-19 vjet më shumë se meshkujt e tjerë. Ekipi i shkencëtarëve mendon se studimet e tyre mund të gjejnë çelësin për zbulimin e misterit të jetëgjatësisë.