Në Damask shpërtheu ndërtesa e selisë së forcave qeveritare, njoftoi zëdhënësi i grupit islamik "Ansar al-Islam", i cili lufton në anën e rebelëve.

0Shpërthimi ndodhi në ndërtesën e një shkollë në juglindje të Damaskut, e cila, siç njoftohet, përdorej si seli nga forcat e sigurisë dhe trupat ushtarake pro-qeveritare. Sipas të dhënave të kanalit televiziv "Al Arabiya", si rezultat i shpërthimit u vranë dhjetra bashkëpunëtorë të forcave qeveritare, duke përfshirë ketu një gjeneral dhe dy kolonelë.