0Sot një nga detyrat kryesore të Lakhdar Brahimi është - t'i japë fund situatës, kur çështja siriane po ndan Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Nga kjo pikëvështrimi vizita në Moskë dhe Pekin mund t’i japë atij argumenta shtesë në negociatat me kryeqytetet e tjera, thotë politologia Neli Kushkova:

- Lakhdar Brahimi po përpiqet të gjejë një pozicion të tillë, i cili do të mundësojë ndalimin e dhunës në Siri dhe uljen e palëve në tavolinën e bisedimeve. Ky pozicion është shumë i afërt me pozicionet e Rusisë dhe Kinës, të cilat gjithashtu shprehen se palët duhet të fillojnë bisedimet pa gjithëfarë kushtesh paraprake dhe të ndërpresin dhunën.

Në lidhje me këtë Moska la të kuptohet se përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mund të luajë një rol të dobishëm që më në fund Damasku dhe opozita të ulen në tryezën e bisedimeve politike. Sipas kujdestarit të drejtimit të Lindjes së Mesme Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë Genadi Gatillov, në opozitën siriane po fillojnë të rishikojnë situatën në Siri. Sipas fjalëve të diplomatit, ata që po luftojnë kundër Bashar Al-Assad kuptuan se ndryshimet në vend nuk mund të imponohen nga jashtë.

Këtë mendim diplomati rus e shprehu pas një konference të forcave opozitare në Siri. Ajo u mbajt në kryeqytetin e vendit me pjesëmarrjen e 15 partive që kundërshtojnë Bashar Al-Assad. Si mysafirë në takim morrën pjesë diplomatë të vendeve të ndryshme, duke përfshirë këtu Rusinë, Kinën dhe Iranin. Përfundimet e diskutimit i deklaroi në një intervistë për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" pjesëmarrësi aktiv në përgatitjen e konferencës, një nga udhëheqësit e “Partisë punëtore komuniste" Fateh Jamus:

0- Qëllimi kryesor për të gjithë ne ishte - gjetja e një mënyrë për të zgjidhur konfliktin, i cili do të shpëtojë popullin sirian nga plumbat, shpërthimet dhe gjaku. Ne opozita e brendshme jemi pro zgjidhjes paqësore.