0Ceremonia e hapjes së Ditëve të kulturës shpirtërore të Shqipërisë do të mbahet më 1 tetor në Moskë.

Ditët e kulturës shqiptare në Rusi do të zhvillohen kundrejt sfondit të një seri evenimentesh, si në Shqipëri, ashtu dhe jashtë saj në kuadër të 100 vjetorit të shtetit shqiptar - deklaron Aldo Bumçi, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë. - Vlerat dhe përmasat e vendit nuk mund të kufizohen me një ekspozim apo javë të kulturës, por ngjarje të tilla kontribuojnë në eliminimin e barrierave kufitare dhe afrimin e dy popujve. Shpresojmë që këto evenimente të shtojnë dëshirën e atyre që kanë për qëllim të njihen më nga afër,e kulturën dhe historinë e Shqipërisë, të mësojnë ta duan dhe ta vlerësojnë atë.

Unë jam i bindur se ngjarje të tilla, që mundësojnë krijimin e "urave" për shkëmbimin e vlerave më të rëndësishme dhe fisnike mes dy kombeve tona, janë reciprokisht të dobishme dhe do të kenë një ndikim pozitiv të ndërsjellë.

0Projekti Ditët e Kulturës Shpirtërore të Shqipërisë në Rusi përfshin koncerte të grupeve artistike, shfaqje folklorike, prezantime kinematografike, interpretime solo të muzikantëve dhe artistëve, Ekspozitën "Ikonografia shqiptare". Ky program shkëmbimi, i realizuar nga komapnia "Oasis" dhe i porositur nga Ministria e Kulturës së Rusisë, do të jetë vazhdim i Ditëve të suksesshme të kulturës shpirëtrore ruse në Shqipëri në vitet 2010-2011.