Një grup ekspertësh deklaron se arriti të vërtetojë ekzistencën e një tjetër versioni të pikturës së famshme "Mona Lisa" të punës së Leonardo da Vinçit. Provat e vërtetësisë së pikturës do të paraqiten më 27 shtator.

0"Fondi Mona Lisa" ka ndërmend të paraqesë "dëshmi historike, krahasuese dhe shkencore" të faktit që piktura, e njohur si "Isleworth Mona Lisa" i përket penelit të Leonardo da Vinçit. Sipas mendimit të mbrojtësve të autenticitetit të pikturave, ajo përbën në vetvete versionin e parë të pikturës së famshme.