Japonia dhe Kina nuk mundën të binin në një konsensus gjatë negociatave mbi territoret e diskutueshme në Detin e Kinës Lindore. Megjithatë, palët njoftuan mbi vazhdimin e dialogut për këtë çështje.

0Negociatat në nivelin e Zëvendësministrave të Jashtëm të Japonisë dhe Kinës u mbajtën në Pekin. Mosmarrëveshja ka të bëjë me Ishujt Senkaku, të cilat ndodhen nën kontrollin e Japonisë, por Kina dhe Tajvani i konsiderojnë ato si pjesë të territorit të tyre.