Shërbimi shëndetësor i Danimarkës forcon rregullat për donacionin e spermës, pas rastit me një nga donatorët. Një sëmundje e rrallë gjenetike e këtij dhuruesi u është kaluar të paktën 5 nga 43 fëmijëve të tij në vende të ndryshme. Neurofibromatoza mund të shkaktojë verbëri dhe epilepsi.

0Sipas rregullave të reja, donatori nuk mund të bëjë më shumë se 12 inseminime, ndërsa çdo dyshimi për ekzistencën e një sëmundje gjenetike menjëherë eliminon çdo mundësi për këtë mashkull që të bëhet donator sperme.