Presidenti amerikan Barack Obama do të flasë në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, i cili fillon të martën paradite. Këtë vit, Presidenti amerikan do të flasë në lidhje me ndryshimet që kanë ndodhur në Lindjen e Mesme, si dhe për demonstratat e dhunës në vendet myslimane, të shkaktuara nga film anti-islamik i realizuar në SHBA.

0Sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se Barack Obama do të deklarojë për moslejimin e dhunës dhe për angazhimin e fortë të SHBA-ve që të vazhdojnë të luajnë rolin e liderit. Barack Obama gjithashtu do të verë në dukje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe më parë, do të vazhdojnë të parandalojnë çdo përpjekje të mundshme të Iranit për të krijuar armën bërthamore.