0Si rezultat numri i viktimave gajtë aksioneve të mbrojtjes së ndjenjave të besimtarëve në vende të ndryshme arrin në disa dhjetra persona. Në botë u ndez një debat i nxehtë në lidhje me shqyrtimin e lirisë së fjalës.

Aksione, që shpesh përfunduan në trazira me misionet diplomatike dhe përleshje me policinë, u zhvilluan në shumë vende të Azisë, Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Evropës. Të dielën që sapo kaloi në Athinë rojet greke të rendit arritën të shpërndanin qindra demonstrues vetëm duke përdorur gazin lotsjellës. Si rezultat i përleshjeve pati të plagosur dhe të arrestuar. Një situatë e ngjashme pati dhe në Nigeri e Bangladesh.

Në Pakistan, ku në ditët në prag u vranë 16 persona, Ministri i hekurudhave i vendit Ghulam Ahmad Bilur propozoi për kokën e autorit të filmit "Pafajësia e Myslimanëve" 100 mijë dollarë. Qeveria pakistaneze nxitoi të theksonte se ky ishte qëndrimi personal i ministrit dhe jo i qeverisë.

Duhet vënë në dukje se në këto ditë shumë lider fetarë dhe laike islame u bënë thirrje myslimanëve të reagojnë ndaj situatës pa shfaqje dhune. Në të vërtetë ky ishte një provokim, qëllimi i të cilit ishte thellimi i konflikteve mes njerëzve të besimeve të ndryshme nëpër botë. Ekperti i Islamit Roman Silantjev thotë:

- Ky film kaloi disa muaj në web. Askush nuk reagoi ndaj tij deri sa disa kanale televizive salafite demonstruan disa fragmente nga ai. Domethënë i bënë posaçërisht reklamë të fuqishme filmit anti-islamik.

Një sërë vendesh perëndimore, edhe pse fajësojnë producentët e filmit skandaloz, nuk e justifikojnë ekzistencën e tij me "lirinë e fjalës". Në veçanti, ky qëndrim mbahet nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

0Në Rusi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm paraqiti një padi për njohjen e filmit "Pafajësia e Myslimanëve" si ekstremist. Seanca e dëgjimit për ketë kërkesë do të mbahet më 17 tetor.