Në Vjetnam filloi procesi gjyqësor mbi tre disidentët e mirënjohur, të cilët akuzohen për propagandë antiqeveritare.

Disidentët akuzohen për postimin e disa dhjetra artikujve në faqen e Internetit “Free Journalists Club”, në të cilat ata denonconin korrupsionin dhe padrejtësinë, si dhe kritikonin gjithashtu politikën e jashtme të qeverisë së Vjetnamit.

0Në korrik, nëna e një prej të akuzuarve kreu një akt vetë-flijimi në shenjë proteste kundër arrestimit të vajzës së saj.