Turqia vendos armë të rënda në kufirin me Sirinë. Fundjavën e kaluar ushtria turke vendosi komplete artilerie dhe raketash në vendkalimin kufitar "Tall al-Abyad".

0Siç njofton gazeta libaneze “Daily Star”, këto veprime janë rezultat i përleshjeve intensive midis ushtrisë siriane dhe rebelëve në kufirin siriano-turk. Trupat ushtarake siriane qëlluan zonat kufitare të Turqisë, duke ndjekur rebelët, ku si rezultat mbetën të plagosur dy shtetas turq.