0Grupet opozitare siriane u shprehën për rezistencën jo të dhunshme si një strategji për të arritur qëllimin e tyre. Dhe kjo përmblidhet në ndërtimin e një shteti demokratik të së drejtës, pas përmbysjes së regjimit në pushtet me të gjitha figurat politike. Ndërkohë, pjesëmarrësit e takimit pranuan se forcat e armatosura rebele përbëjnë në vetvete një kërcënim si për vetë revolucionin ashtu dhe për shoqërinë. Ata i bënë thirrje “Ushtrisë së lirë siriane” të ndjekë kursin e shprehur.

Kjo, nga ana tjetër, shpalli për transferimin e pikës së saj komanduese nga Turqia në Siri - në ato rajone që kontrollohen - për t'u bashkuar, në këtë mënyrë, grupe antiqeveritare, të cilat nuk janë më pak se 30. Eksperti Sergei Demidenko thotë:

- Unë nuk shoh absolutisht asnjë perspektivë për një opozitë të bashkuar. Organizatat islamike nuk janë në gjendje të bashkohen së bashku në diçka të organizuar në lidhje me karakterin e këtyre lëvizjeve. Ata nuk duan të bashkohen me opzita të tjera. Sepse ata konsiderojnë vetëm veten si luftëtarë të vërtetë të besimit. Këtë proces ne e kemi parë dhe në Irak, dhe në Algjeri. Gjithashtu duhet pasur parasysh se këto gjithëfarë organizata përqendrohen në sponsorë të ndryshëm individualë. Dikush merr ndihmë nga Arabia Saudite, dikush nga Katari. Disa grupe janë krijuar mbi baza sociale siriane. Ata i konsiderojnë ata që kanë ardhur nga jashtë, si pushtuesë.

0Në Siri që nga vera është shumëfishuar disa herë numri i grupeve, të përbërë tërësisht nga të huaj: emigrantë nga Libia, Afganistani, Algjeria dhe Iraku. Për më tepër ata gjithnjë e më shpesh injorojnë urdhrat e “Ushtrisë së lirë siriane”. Në Perëndim pranojnë se në një situatë të tillë, është i rrezikshëm furnizimi i opozitës me armë të sofistikuara. Ato mund të bien në duart e grupeve terroriste, duke përfshirë këtu dhe të atyre që lidhen me "Al-Qaeda".