Këlyshi i një pande gjigande, që lindi vetëm një javë më parë në kopshtin zoologjik kombëtar të SHBA në Uashington, u gjet i ngordhur.

Vëmendjen e bashkëpunëtorëve të kopshtit zoologjik e tërhoqi nëna e këlyshit të pajetë, e cila ulërinte e shqetësuar. Këlyshin e nxorrën nga kafazi dhe u përpoqën ta reanimonin, por përpjekjet e veterinerëve ishin të kota.

0Sipas fjalëve të përfaqësuesve të kopshtit zoologjik, arushi peshonte vetëm 100 gram dhe në trupin e tij nuk u gjetën shenja të dukshme traumash apo infeksione.