Një bandë kriminelësh të paidentifikuar ditën e dielë realizoi një sulm në dy hotele në qytetin Gomez Palacio në veri të Meksikës, ku janë vendosur policët federalë, që mundësojnë rendin në rrugë. Banditën udhëtonin në tre makina dhe përdornin për sulm armë zjarri të kalibrit të rëndë.

Në radhët e policisë nuk ka humbje dhe ende nuk dihet në qoftë se ka të vrarë nga ana e kriminelëve, sepse pas përleshjejes së shkurtër banditët u larguan.

0Policia federale e Meksiskës u urdhërua nga autoritetet për të rivendosur rendin në disa shtete veriore të trazuara të vendit, përmes të cilave kalon rrjedha e lëndëve narkotike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.