Prodhuesi më i madh i elektronikës në botë Foxconn deklaroi se do të pezullojë përkohësisht prodhimin në fabrikën në Kinë, pas grindejve masive të punëtorëve.

0Sipas informacionit të kompanisë tajvaneze, në incident u përfshinë rreth 2 mijë bashkëpunëtorë të ndërmarrjes në qytetin Taiyuan në veri të Kinës. Gjatë sherit u lënduan të paktën 40 persona. Policisë ju deshën 10 orë për të marrë situatën nën kontroll. Arsyeja e sherit, sipas disa të dhënave, nuk lidhet me punën.