Sipas njoftimit të kanalit televiziv “Al-Arabia”, lideri shpirtëror suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei urdhëroi për ndërprerjen e veprimtarisë terroriste globale. Urdhëri formal u dha nga komanda e Gardës Islamike Revolucionare, që mbikqyr operacionet diversante jashtë vendit.

Ali Khamenei gjoja dëshiron që forcat e korpusit të përqendrohen në çështjet rajonale dhe të ndalojnë shpërndarjen e resurseve në përpjekjet për të sulmuar izraelitët nëpër botë.

0Në muajt e fundit, janë kryer sulme ose janë tentuar sulmet ndaj qytetarëve izraelitë në Indi, Tajlandë, Gjeorgjia, Bullgaria dhe vende të tjera. Për përfshirje në organizimin e sulmeve autoritetet izraelite akuzojnë Iranin.