Disa faqe Interneti bjelloruse, që publikuan të dhëna të ndryshme nga ato zyrtare për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e parlamentit bjellorus, u bllokuan. Në veçanti, përdoruesit bjellorusë disa orë nuk mund të hapnin faqet e Internetit të partisë së krijuar "Demokracia e krishterë bjelloruse", të lëvizjeve "Për zgjedhje të ndershme" dhe "Për lirinë", si dhe atë të Forcave të Bashkuara Demokratike.

0Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor, në zgjedhjet morrën pjesë 74% e votuesve. 109 nga 110 deputetët e dhomës së ulët të parlamentit u zgjodhën që në raundin e parë të votimit. Ata të gjithë janë mbështetës të presidentit Llukashenko.