Misionet diplomatike të Francës dhe SHBA-ve do të mbyllen sot në më shumë se 20 vende arabe. Në ditën e lutjeve tradicionale të së premtes priten demonstrata në shkallë të gjerë. Në Pakistan këtë ditë autoritetet e shpallën ditë feste kombëtare - "Dita e dashurisë për Profetin Muhamed".

Çdo ditë e më shumë protestat kundër daljes së filmit provokues të kujtojnë "revolucionin arab" - protestuesit përmbysin makina, vënë zjarre në stacionet e policisë.

0Fragmenti i filmit “Pafajësia e Myslimanëve”, që u postua në YouTube, provokoi sulmet mbi ambasadat amerikane në vendet arabe, si rezultat i të cilave në qytetin e Libisë Bengazi më 11 shtator u vra Ambasadori i SHBA Christopher Stevens dhe tre persona të tjerë.