Dhëmbi më i lashtë i mbushur u zbulua nga një ekip ndërkombëtar studiuesish nga Italia dhe Australia. Me ndihmën e spektroskopisë infra të kuqe shkencëtarët gjetën se zgavra e një dhëmbi ishte e mbushur me dyll blete, mosha e fosileve - rreth 6500 vjet.

0Dhëmbi me gjurmët e mbushjes u gjet në një nofull të fosilizuar, që arkeologët e gjetën në fillim të shekullit XX në territorin e Sllovenisë së sotme. Nofulla e poshtme, që i përkiste një njeriu të moshës 24-30 vjet, gjithë këtë kohë ndodhej në muzeun e qytetit italian Trieste.