Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad mendon se grupet e armatosura opozitare janë të destinuar të dështojnë në luftën kundër qeverisë. Megjithatë, ai u bëri thirrje kundërshtarëve të tij për dialog. Bashar Al-Assad konfirmoi se Damasku zyrtar i konsideron trupat ushtarake të opozitës si "terroristë, të cilët janë jopopullore në shoqëri" dhe "kurrë nuk do të arrijnë sukses në luftën kundër qeverisë".

0Bashkë me këtë ai deklaroi se "mundësitë për dialog me opozitën ekzistojnë ende". Presidenti u shpreh me qortim për ndërhyrjen e mundshme ushtarake të huaj në konfliktin sirian.