0Përfaqësuesi e më shumë se 60 vendeve evropiane dhe arabe diskutuan gjithashtu mundësinë e transferimit të grupeve të reja të mercenarëve në ndihmë të opozitës siriane për të përshpejtuar rrëzimin e Bashar Al-Assad.

Njëkohësisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzuan ndërmarrjen bjeloruse "Belvneshpromservis" për furnizimin e armëve në Siri. Minsku i quajti këto dyshime të pabazuara. Ndërsa shtrëngimin e sanksioneve kundër kësaj kompanie si një përpjekje për të bërë presion mbi Bjellorusinë, e cila shprehet gjithmonë në favor të një zgjidhjeje paqësore të konfliktit në Siri. Situatën e komentoi eksperti Sergei Demidenko:

- Amerikanët nuk thanë asgjë të re. Ata vetëm theksuan edhe një herë më tepër qëndrimin e tyre ndaj Sirisë. Jo vetëm ato, por edhe vendet që shprehen për përmbysjen e regjimit të Bashar Al-Assad. Opozita do të mbështetet, pa marrë parasysh asnjë nga deklaratat mbi nevojën e arritjes së një zgjidhjeje me mjete politike.

Temën e vazhdon eksperti Evgenji Satanovskij:

- Politikës së jashtme amerikane i është vënë një detyrë - përmbysja e Bashar Al-Assad. Pra, çdo gjë që i ndihmon militantët dhe terroristët, të cilët veprojnë kundër tij, nuk vihet re ose mbështetet, ndërsa çdo gjë që ndihmon trupat qeveritare, i nënshtrohet sanksioneve.

Në këtë situatë Moska sërisht theksoi nevojën për një zgjidhje politike të krizës në Siri duke mos lejuar ndërhyrjen nga jashtë. Këtë pozicion e konfirmoi Zëvendësministri i jashtëm rus Mihail Bogdanov në një takim me ambasadorin e Sirisë në Moskë Rijad Haddad. Ambasadori, nga ana e tij, shprehu mirënjohje për Rusinë për dërgimin e ndihmave humanitare në ndihmë të popullatës siriane.

0Të premten në mëngjes avioni i radhës i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakoshme dërgoi në Damask konserva dhe ushqime për fëmijë. Gjithsej në bordin e avionit ndodheshin 38 ton ndihma humanitare. Ditën e enjte shoqatës siriane Gjysmëhena e Kuqe (ang. Red Crescent) iu transferua një ngarkesë analigjike. Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë u bëri thirrje të gjithë miqve të vërtetë të Sirisë të ndjekin shëmbullin e Moskës dhe ta ndihmojnë atë për të kapërcyer krizën humanitare.