Në Pakistan vazhdojnë aksionet e protestës antiamerikane të shumfishta kundër shfaqjes së filmit provokues "Pafajësia e Myslimanëve".

Në Islamabad protestuesit thyen disa postblloqe të policisë dhe kanë vënë zjarr në një sërë stacionesh policie.

Në Karaçi protestuesit dogjën disa kinema dhe vazhdojnë të godasin dyqane dhe zyra.

Në Lahore, ku ndodhet konsullata e SHBA, protestuesit arritën të rrëzojnë barrikadat dhe të afrohen te godina e misionit diplomatik.

0Në Peshavar situata po del jashtë kontrollit: protestuesit rrëzuan kordonat dhe po zhvendosen në drejtim të konsullatës amerikane.