Autoritetet meksikane për herë të parë në histori stacionuan trupa ushtarake në periferi të kryeqytetit të vendit Meksiko. Kjo u bë për shkak të rritjes së krimeve të lidhura me lëndët narkotike. Gati 700 trupa ushtarake dhe automjete të blinduara patrullojnë rrugët në rajonin Nezahualcoyotl, ku ditën e dielë u vra një politikan lokal.

0Në shtetet meksikane me atmosferë më të tensionuar u lokalizuan rreth 50 mijë trupa ushtarake. Megjithatë, kryeqyteti i vendit para pak kohësh kursehej nga fenomenet më të keqija të dhunës të lidhura me lëndët narkotike.