Ditën e premte, më 21 shtator, në Japoni filloi shitja e smartfonëve iPhone 5 nga kompania Apple. Siç njofton Agjencia lokale Kyodo, keqbërrësit kanë vjedhur tashmë të paktën 220 telefona mobile.

Sot shitjet e smartfonit të Apple filluan gjithshtu në Australi, Britaninë e Madhe, Gjermani, Kanada, SHBA, Francë, Hong Kong dhe Singapor.

0Modeli i ri ka një ekran më të gjerë dhe një procesor të përmirësuar. Përveç kësaj, iPhone 5 është i pajisur me një trup metalik monolit, që mbështet rrjetet LTE me shpejtësi të lartë.