Kontigjenti shtesë i NATO-s, që përmbante në vetvete 33 mijë trupa ushtarke amerikane të dërguara nga Presidenti i SHBA Barack Obama në Afganistan më shumë se tre vjet më parë, ditën e premte u largua nga vendi.

Qëllimi i shtimit të kontigjentit në Afganistan ishte mposhtja e aktivitetit të militantëve të lëvizjes "Taliban", duke i dhënë afganëve kohë për të marrë në duart e tyre kontrollin e vendit.

0Në Afganistan si dhe më parë mbeten 70 mijë trupa ushtarake amerikane, të cilët do të tërhiqen nga vendi në fund të vitit 2014.