0Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë synon të ndalojë shpërndarjen e filmit, që fyen ndjenjat fetare, në territorin e vendit. Ja se çfarë vuri në dukje në një bisedë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Zëvendësi i parë i kryetarit të Administratës Qendrore Shpirtërore të Muslimanëve të Rusisë Albir Krganov:

- Ne kemi nevojë për t’u mos u bërë pre e këtyre provokimeve dhe për t’u përgjigjur brenda kornizave të ligjit. Tallja me ndjenjat e besimtarëve është një hap blasfemues, drejt të cilit shkojnë njerëzit e pamoralshëm. Ndaj njerëzve të tillë duhet të zbatohet ligji i rreptë dhe i ashpër, duke arritur në këtë mënyrë ruajtjen e qetësisë në shoqëri.

Zëvendëskryetari i parë i Administratës Shpirtërore të Muslimanëve të Evropës i pjesës së Rusisë Damir-Hazrat Gizatullin është i bindur se një mysliman i vërtetë nuk duhet t’ju kushtojë vëmendje provokimeve të tilla:

- Sot në rajonet ku jeton numri më i madh i myslimanëve (24-25 milionë njerëz) - në rajonin e Vollgës, Tatarstan, Bashkortostan dhe Kaukazin e Veriut - udhëheqësit lokalë shprehën mbështetje për lëvizjen mbi ndalimin e shfaqjes së gjërave provokuese. Ne u bëjmë thirrje myslimanëve tanë të mos bien pre e provokimeve, por të punojnë, të krijojnë familjet e tyre, të mbrojnë kombin tonë, të arsimohen, së shpejti është Haxhi dhe të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpi.

0Në blogun e tij Damir-Hazrat Gizatullin përmendi se qetësia nuk do të thotë indiferencë dhe refuzim për të luftuar. Përveç kësaj, sipas fjalëve të tij, në Rusi ka mjaft si burime morale ashtu dhe ligjore për t'ju kundërvënë kërcënimeve të tilla.