Grupi i ekspertëve financiarë, diplomatëve të huaj dhe i të larguarve sirianë do të takohen ditën e enjte në Hagë për të gjetur mënyra të reja të ndikimit ekonomik mbi Presidentin e Sirisë Bashar Al-Assad.

Grupi i quajtur "Miqtë e Sirisë" do të diskutojë se si t’i bëjnë sanksionet kundër qeverisë siriane më efikase dhe të gjurmojnë aktivet e fshehta financiare të Qeverisë së Bashar Al-Assad.

0Konflikti në Siri vazhdon që prej marsit të vitit të kaluar. Viktima të veprimeve luftarake, sipas të dhënave të autoriteteve, janë bërë rreth 8000 njerëz. Megjithatë, OKB-ja e vlerëson numrin e të vdekurve në 16 mijë persona.