Rusia dërgoi në Siri ngarkesën e radhës me ndihma humanitare. Avioni i transportit IL-76, që fluturoi sot në mëngjes që nga aeroporti Ramenskoje afër Moskës, dorëzoi në Damask, sheqer, konserva peshku dhe mishi, ushqim për fëmijë. Pesha totale e ngarkesës është 38 ton.

0Më parë, Rusia dërgoi në Siri rreth 80 ton ndihma humanitare. Shoqërisë siriane të gjysmëhënes së Kuqe (ang. Red Crescent) i janë dërguar çadra, batanije, enë kuzhine dhe mobilje të lehta, ushqim për fëmijë dhe produkte të tjera ushqimore. Ndihmat për Sirinë realizohen në emër të qeverisë ruse.