Republikani Mitt Romney vendosi të rehabilitojë veten në sytë e amerikanëve jo të pasur, të cilët më pari ai i quajti persona në ngarkim. Tani kandidati për president të SHBA shprehet me bindje se vetëm ai mund të ndihmojë të varfërit.

"Çështja kryesore e fushatës aktuale parazgjedhore nuk është se kush kujdeset për banorët e varfër të vendit dhe për njerëzit, që i përkasin klasës së mesme, por fakti se kush mund t’i ndihmojë ata.Unë mundem, ndërsa ai (Barack Obama) - nuk mundet. Dhe ai e ka vërtetuar këtë gjatë katër viteve të fundit", - deklaroi Mitt Romney.

0Sipas mendimit të ekspertëve, këto deklarata përbëjnë në vetvete një përpjekje të Mitt Romney për t’u rehabilituar shpejt në sytë e votuesve, pas goditjes së fundit.