Bazat ushtarake ruse në Kirgistan dhe Taxhikistan do të sigurojnë stabilitetin në Azinë Qendrore, pas tërheqjes së forcave të NATO-s nga Afganistani. Për këtë deklaroi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin pas bisedimeve me Presidentin e Kirgistanit Almazbek Atambaev.

0Ai la të kuptohet se pas tërheqjes së koalicionit ndërkombëtar nga Afganistani situata atje nuk ka gjasa të ndryshojë për mirë dhe prania ushtarake ruse në rajon, nëse është e nevojshme, mund të përfshihet në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe trafikut të drogës.