Më shumë se 20 persona u arrstuan nga policia në qytetet kineze Guangzhou dhe Qingdao për pjesëmarrjen në trazirat antijaponeze. Më herët u njoftua se për të shpërndarë protestuesit policia në një sërë qytetesh kineze u detyrua të përdorë gazin lotsjellës dhe ujin me presion.

0Qeveria japoneze më 11 shtator i bleu pronarit privat tre nga pesë ishujt e arkipelagut Senkaku/Diaoyu, të cilat në Pekin i konsiderojnë territore amtare kineze. Autoritetet e Kinës kërkuan nga Tokio të anulojë faktin e shtetëzimit të ishujve të diskutueshme, pas shpalljes së të cilit në Kinë filluan aksione proteste në shkallë të gjerë antijaponeze.