Sipas mendimit të disa ekspertëve amerikanë për realizimin e programeve ekzistuese për eksplorimin e kozmosit është e nevojshme të ndërtohet në Hënë një superkompjuter dhe mjete të komunikimit satelitor. Një kompleks i tillë mund të merrte mbi vete një pjesë të ngarkesës për kontrollin e fluturimeve, si dhe të paraqiste fuqinë llogaritëse për fushatën mbi përvetësimin e satelitit natyror të Tokës.

0Sipas mendimit të ekspertëve, superkompjuteri duhet të vendoset në anën e pasme të Hënës afër polit, në një krater të thellë. Kjo, sipas fjalëve të shkencëtarëve, do të lejojë mbrojtjen e kompleksit nga veprimi i temperaturave ekstreme, si dhe do të rritë efikasitetin e ftohës të sistemit kompjuterik.