0Publikimi i videos me pamjet e torturave çoi tashmë në protesta masive në Gjeorgji. Opozita kërkon nga autoritetet të ndëshkojnë përgjegjësit. Mrojtësit lokalë të të drejtave të njeriut pohojnë se Kreu i shtetit nuk mund të mos ishte në dijeni për ngajrjet në burgje.

Në videon e filmuar nga një kamera e fshehur në një nga burgjet në Tbilisi dy punonjës tallen me një të burgosur, e rrahin atë dhe e dhunojnë me shkopinj. Filmimi ra në duart e kanaleve televizive dhe shkaktoi protesta masive në të gjithë vendin. Kreu i sistemit penitenciar të Gjeorgjisë Hatuna Kalmahelidze dha dorëheqjen, duke deklaruar se ajo nuk dinte asgjë për atë që po ndodhte dhe se videoja e tronditi atë. Presidenti Mihail Sakashvili deklaroi mbi mospërfshirjen e tij dhe kërkoi të ndëshkohen keqbërësit.

Opozita në Gjeorgji nuk i beson as Presidentit as edhe tani ish-Ministres, por përfaqësuesit e tyre refuzojnë të komentojnë atë që ndodhi në bazë të një procesverbali. Njerëzit janë të frikësuar, tregoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Presidenti i Fondit të Bashkimit të popujve rus dhe gjeorgjian Nikollai Homeriki. Sipas fjalëve të tij, policia gjithmonë ka ndjekur ashpër opozitën, dhe në prag të zgjedhjeve në vend situata është përkeqësuar. Sidomos në burgje, ku shumë prej të burgosurve janë mbështetës të opozitës:

0- Ajo që treguan, ato shkelje kundër të burgosurve politikë dhe në burgje në përgjithësi - është një praktikë e përditshme tashmë prej një kohë të gjatë. Gjeorgjia sot renditet pothuajse në vend të parë në Evropë dhe diku në vendin e tretë në botë për numrin e të burgosurve në një mijë banorë. Ne duhet t’ju jemi mirënjohës atyre që mundën ta xhironin këtë dhe ta bëjnë atë publike. Mihail Ssakashvili po përpiqet tani të vërtetojë se ai gjoja nuk ishte në dijeni. Por kjo është qesharake - çdo gjë që po ndodh në Gjeorgji, përfshirë këtu edhe në burgje, gjithçka ndodh me miratimin e tij.