Autoritetet franceze ndaluan demonstratën kundër filmit "Pafajësia e Myslimanëve" në kryeqytet. Ajo planifikohej të mbahej ditën e shtunë para ndërtesës së Xhamisë së Madhe të Parisit. Shkelësit e këtij ndalimi rrezikojnë të paguajnë një gjobë prej 700 € dhe të dënohen me gjashtë muaj burg.

0Protestat masive shpërthyen pas shfaqjes në Internet të filmit amator amerikan "Pafajësia e Myslimanëve", ngjarje parodi nga jeta e Profetit Muhamed. Shkalla më e lartë e lartë e protestave u arrit në Egjipt dhe Jemen. Në qytetin Bengazi në lindje të Libisë radikalet sulmuan konsullatën amerikane, ku si rezultat u vranë katër përsona, përfshirë këtu edhe ambasadorin amerikan.