Me gjakderdhje përfundoi aksioni protestë i minatorëve, që po zhvillohej në kryeqytetin e Bolivisë. Në turmë shpërtheu një ngarkesë dinamiti dhe si rezulatat një person mbeti i vrarë. Shpërthimi ndodhi gjatë një përleshje spontane në rrugë me pjesëmarrjen e mijëra protestuesve.

0Minatorët kërkojnë nga qeveria që t'u jepet mundësia për të punuar në një prej minierave më të mëdha të Bolivisë Colquiri. Deri kohët e fundit, miniera, në të cilën prodhojnë kallaj dhe zink, ishte në pronësi të kompanisë tregtare zvicerane Glencore, por në qershor autoritetet njoftuan mbi shpronësimin e saj. Që atëherë, shoqata të pavarura të minatorëve luftojnë për të drejtën e aksesit në një minierë fitimprurës. Qeveria bëri thirrje për të filluar negociatat ditën e mërkurë.