Myslimanët francezë kanë ndërmend të zhvillojnë manifestime të reja proteste kundër filmit "Pafajësia e myslimanëve". Në rrjetet sociale shumëfishohen thirrjet për daljen masive në rrugë për të dënuar xhirimin blasfemues. Ngjarja tjetër planifikohet të mbahet më 22 shtator.

Megjithatë, autoritetet franceze janë kundër fjalimeve e demonstratave të tilla dhe me sa duket policia ato do të shpërndahen, si edhe më parë në afërsi të ambasadës amerikane në Paris, ku u arrestuan më shumë se 150 persona.

"Nuk ka asnjë arsye për të sjellë vendin tonë konflikte, të cilat me Francën nuk kanë asnjë lidhje", - deklaroi sot Kryeministri Jean-Marc Ayrault.

0Në qeveri janë të bindur se pas organizimit të protestave qëndrojnë qarqet fundamentaliste, të cilat qëllimisht përkeqësojnë situatën, veçanërisht në mesin e rinisë myslimane.