Autoritetet saudite nuk iu dhanë leje për në Haxh pelegrinëve nga Siria.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit: çdo mysliman,nëse ka mundësi, duhet të paktën një herë në jetë të kryejë një pelegrinazh në Mekë dhe Medinë, të cilat ndodhen në Arabinë Saudite. Rijadi miraton për secilin vend kuotën me numrin maksimal të pelegrinëve, të cilët mund të vizitojnë faltoren myslimane gjatë Haxhit. Këtë vit, siç njofton Agjencia SANA, pavarësisht nga fakti se pala siriane sipas rregullit i përmbushi të gjitha formalitetet e nevojshme, leja për sirianët nuk u miratua.

0Marrëdhëniet ndërmjet Rijadit dhe Damaskut u përkeqësuan ndjeshëm pas fillimit të kryengritjeve në Siri. Arabia Saudite mbështet opozitarët dhe ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për ndërhyrje të huaj në Siri.