Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë iu përgjigj ish-Kreut të serbëve boshnjakë Radovan Karaxhiç me 300 orë për paraqitjen në gjykatë të argumentave në mbrojtje të tij.

Radovan Karaxhiç, i cili akuzohet për krime lufte gjatë konfliktit të armatosur në Bosnjë dhe Hercegovinë, kërkoi për këtë 600 orë. Megjithatë, gjykata i dha atij po aq kohë sa dhe ju desh prokurorisë për paraqitjen e provave të fajësisë.

Radovan Karaxhiç, i cili refuzoi shërbimin e avokatëve dhe e mbron vetë veten, ka ndërmend të ftojë në gjyq 579 dëshmimtarë, të gatshëm të flsin në mbrojtje të tij. Planifikohet që ai të fillojë paraqitjen e provave të tij më 16 tetor.