Një nga aktivistët politikë më të famshëm spanjollë ish-Kreu i Partisë Komuniste të Spanjës Santiago Carrillo ndërroi jetë në Madrid në moshën 97 vjeçare.

0Santiago Carrillo luftoi në anën e republikanëve gjatë Luftës Civile të Spanjës në vitet ‘30. Ai gjithashtu ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste të Spanjës në vitet 1960-1982. Santiago Carrillo luajti një rol kyç në tranzicion e Spanjës drejt demokracisë pas vdekjes së Gjeneralit Franko në vitin 1975.