Sllovakia u bashkua me Poloninë dhe vuri në funksionim ndalimin e shitjes së pijeve të forta alkoolike nga Republika Çeke. Në këtë mënyrë autoritetet e këtij vendi reaguan ndaj një serie të tërë helmimesh nga alkooli metilik në republikën fqinjë.

Në vetë Republikën Çeke u ndalua krejtësisht shitja në vend e pijeve alkoolike të forta më shumë se 20 gradë. Për dy javë në Republikën Çeke nga helmimi me alkool, që përmbante metanol, kanë vdekur tashmë 22 persona, më shumë se 30 ndodhen në spital, shumica prej tyre në gjendje të rëndë.

0Rasti i tanishëm i helmimit masiv me produkte alkoolike është më i madhi në Republikën Çeke gjatë 30 viteve të fundit.