Në kryeqytetin e Sirisë Damask ditën e mërkurë u rinovuan luftimet e rënda midis trupave ushtarake qeveritare dhe rebelëve. Sipas njoftimeve, forcat qeveritare po avancojnë në bastionin e opozitës në rajonin jugor Hajar el-Aswad.

Aktivistët e opozitës njoftojnë se banorët lokalë ndodheshin në një pozitë të vështirë për shkak se trupat ushtarake po lëvizin në të gjitha anët, duke qëlluar territorin. Aktivistët gjithashtu postuan një video në Internet, në të cilën mund të shihet se si helikopterët ushtarakë lëshojnë raketa në territorin e rajonit, gjithashtu mund të dallohen dhe trupat e më më shumë se 20 të vdekurve.

0Luftimet rifilluan edhe në qytetin më të madh të vendit në Aleppo.