0Lakhdar Brahimi ka ndërmend të informojë OKB-në në lidhje me gjendjen e varfër të refugjatëve sirianë në kampet që ai vizitoi. Pritet gjithashtu që në prag të konsultimeve ai të zhvillojë një takim me krerët e Ministrive të Jashtme dhe delegacionet e vendeve që janë në gjendje të ndikojnë në zgjidhjen e krizës siriane. Lakhdar Brahimi nuk e fshah faktin se suksesi i misionit të tij në Siri lidhet me mbështetjen e OKB-së. Megjithatë, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të arrihet kjo, mendon analisti politik Sergei Demidenko:

- Me fjalë ai do të sigurojë mbështetjen e misionit të tij. Por deklaratat se të gjitha palët e konfliktit janë të interesuara për t'i dhënë fund atij - janë vetëm fjalë. Në fakt, vendet perëndimore dhe arabe në mënyrë gjysmëzyrtare insistojnë se stabiliteti mund të arrihet vetëm nëse regjimi i Bashar Al-Assad do të rrëzohet.

E rëndësishme në lidhje me këtë është deklarata e ambasadorit francez në Siri Eric Chevallier. Ai pranoi se Franca po bashkëpunon me grupet opozitare siriane të armatosura dhe madje edhe po eksploron çështjen e furnizimit të armëve.

Vëzhguesit i kushtuan vëmendje dhe një tjetër përpjekje të Parisit për të izoluar Teheranin nga pjesëmarrja në zhbllokimin e krizës siriane. Në Ministrinë e Jashtme franceze deklaruan se Irani mund ta bëjë këtë nëse i jep fund shkeljes së të drejtave të njeriut dhe nëse jep detaje mbi programin e tij bërthamor. Në këtë drejtim, eksperti Evgenji Satanovski deklaroi:

0- Kriza në Siri nuk mund të zgjidhet pa Iranin. Ai mbështet Sirinë, furnizon atë me armë, karburant, të holla dhe e mbështet atë në sferën ushtarake. Mjaft me përpjekjet e kota për t’i vënë kushte Iranit.