Zëvendëspresidenti i Kinës Xi Jinping, i cili konsiderohet si kandidati i mundshëm për postin e Presidentit të Kinës, të mërkurën u takua me Ministrin amerikan të Mbrojtjes Leon Panetta në Pekin, gjë që u bë takimi i tij i parë i nivelit të lartë pas pothuajse dy javësh mungese.

Zhdukja e papritur e Xi Jinping nga publiku shkaktoi hapjen e thashethemeve të tilla si fakti që Zëvendëspresidenti mund të ketë probleme shëndetësore apo se ai ishte i përfshirë në konteste politike.

0Leon Panetta ndodhet në Pekin për bisedime me autoritetet kineze në kuadër të turneut të tij aziatik. Gjatë takimit me Xi Jinping, ai bëri thirrje për kontakte më të ngushta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës.