Leonid Tibilov deklaroi se zotëron informacion në lidhje me aktivitetin ushtarak të Gjeorgjisë përgjatë gjithë kufirit me Osetinë e Jugut. Kështu, në të gjithë fshatrat kufitare gjeorgjiane po krijohen depo për ruajtjen e armëve të zjarrit. Këto veprime, sipas liderit të Osetisë së Jugut, mund të drejtohen kundër popullsisë së republikës së tij. Gjithë përgjegjësia për këtë bie mbi Tbilisi, thotë Leonid Tibilov. Ekspertët e vlerësojnë në mënyra të ndryshme probabilitetin e një konflikti të ri mes dy vendeve. Për shembull, eksperti për problemet e Kaukazit Aleksandër Krillov mendon se një sjellje e tillë e Gjeorgjisë në radhë të parë vjen për shkak të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare:

- Situata ka ndryshuar në krahasim me vitin 2008, dhe probabiliteti i saj që Tbilisi të shkojë drej një operacioni të ri ushtark është i vogël. Tani në Osetinë e Jugut ëahtë vendosur një bazë ushtarake ruse, e cila zotëron potencialin për të neutralizuar një kërcënim të tillë. Unë më tepër do ta lidhja atë që po ndodh jo me planet reale të përgatitjes së Tbilisi për një luftë të re me Osetinë e Jugut, por me situatën parazgjedhore në Gjeorgji. Mihail Saakashvili me sa duket ka vendosur se me këto përgatitje ushtarake, ai mund të ngrejë rejtingun e partisë në pushtet.

Ndërsa analisti politik Andrei Arishev mendon se përgatitjet e reja ushtarake duhet të merren seriozisht:

- Situata në Kaukazin e Veriut është e paqëndrueshme dhe nuk përjashtohet asnjë komplikim. Marrëdhëniet ruso-gjeorgjiane mbeten të tensionuara, marrëdhënie diplomatike nuk ka, retorika armiqësore nga ana e Tbilisi mbetet. Dhe veprimet antipatike janë evidente. Në lidhje me këtë deklarata e Leonid Tibilov me siguri duhet të tërheqë vëmendje.

Nnë të vërtetë, deri në agresionin gjeorgjian kundër Osetisë së Jugut në vitin 2008, Tbilisi ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se e vetmja mënyrë e mundshme për të zgjidhur problemin janë negociatat paqësore. Por në realitet, autoritetet gjeorgjiane konsideruan si argument më të mirë tanket. Dhe nëse nuk do të ishte ndihma e Rusisë, nuk dihet se çfarë fati i priste qytetarët e Osetisë së Jugut.