Sot doli numri i ri të revistës së përjavshme franceze “Charlie Hebdo” me karikaturat e Profetit Muhamed. Kjo shkaktoi kritika nga ana e autoriteteve franceze, të cilët u detyruan të dërgojnë njësi policore për të mbrojtur zyrën e redaksisë nga myslimanët e zemëruar.

Në kopertinën e revistës është ilustruar një hebre ortodoks që transporton në një karrige me rrota një mysliman dhe në brendësi të revistës ndodhen disa karikatura, njëra prej të cilave përshkruan profetin e zhveshur.

Nëntorin e kaluar redaksinë “Charlie Hebdo” në Paris e dogjën pas publikimit të revistës me shaka rreth Profetit Muhamed.

0Autoritetet e cilësuan botimin e karikaturave si provokim. Por redaksia e revistës është e sigurt se në qoftë se do zgjidhen fotot duke u nisur nga parimi "si të mos fyhet askush", atëherë lexuesit do të jenë në gjendje të shfletojnë vetëm 16 faqe bosh.