Në jug të Bullgarisë në qytetin e Pazarxhik 13 persona dolën para gjyqit nën akuzat për propogandim të islamit radikal.

Imamët, myftitë dhe mësuesit - 12 burra dhe një grua - akuzohen për krijimin e një zyre rajonale të grupit ekstremist "Al Waqf Al Islami". Grupi i krijuar në Arabinë Saudite tani bazohet në Holandë dhe dyshohet se ka lidhje me "Al-Qaeda".

Sipas të dhënave të hetimit, të pandehurit shpërndanë ide radikale salafiste në lutjet në xhami dhe në takimet e besimtarëve në vendet publike. Të pandehurit nuk e pranuan fajin. Rreth 300 përkrahës u mblodhën të martën pranë ndërtesës së gjykatës për të shprehur mbështetjen e tyre.

0Në Bullgari rreth 13% e popullsisë janë myslimanë.