Profesorja e Shkollës së fjalës hyjnore të Harvardit Karen King gjeti përmendjen e gruas së Jezu Krishtit në fjalët e tij në një papirus, i cili është fragment i një ungjill të mëparshëm të panjohur të krijuar në shekullin II p.l.k..

"Jezusi u tha atyre: gruaja ime", - thuhet në fragment. Në papirusin me përmasa 3.5 me 7.5 cm në njërën anë ndodhen tetë rreshta jo të plotë në gjuhën koptike (gjuha e të krishterëve të hershëm në Egjipt), shkruar me dorë, dhe në anën tjetër kanë mbijetuar vetëm tre fjalë dhe disa shënja të veçuara.

0Fjalët për gruan së tij, thotë Karen King, nuk janë prova se Jezusi ishte i martuar. Megjithatë, ato janë të rëndësishme për historinë e krishterimit të hershëm: fragmenti i ri tregon se në shekullin II nuk kishte asnjë konsensus në lidhje me faktin nëse Jezusi ishte apo jo i martuar dhe duhet apo jo të martohen pasuesit e tij.